Politike

Gjykata e Lartë nuk pranon rekurset e Fredi Belerit, kryetari i zgjedhur i Himarës lihet në burg

Beleri është lënë në masën e sigurisë arrest me burg, nga GJKKO-ja, por nuk e ka pranuar këtë vendim dhe ka bërë rekurs në Gjykatën e Lartë. 

26 Shtator 2023, 15:24 Nga I.A
Gjykata e Lartë nuk pranon rekurset e Fredi Belerit, kryetari i zgjedhur i
Gjykata e Larte

TIRANË- Gjykata e Lartë ka rrëzuar rekursin e Fredi Belerit për ndryshim vendimi të dhënë nga GJKKO-ja për mos lirim me kusht. Beleri është lënë në masën e sigurisë arrest me burg, nga GJKKO-ja, por nuk e ka pranuar këtë vendim dhe ka bërë rekurs në Gjykatën e Lartë. 

Vendimi i gjykatës:

61004-00539-00-2023 DHIONISIOS ALFRED BELERI PANDELI KOKAVESHI Nenet 228,229,230,238 KP ‘’ Mospranimin e rekursit/seve të paraqitura nga personat nën hetim Dhionisios Alfred Beleri dhe Pandeli Kokaveshi, kundër vendimit nr.23 datë 21.06.2023 të Gjykatës së Posaçme të Apelit kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.

61003-00540-00-2023 DHIONISIOS ALFRED BELERI PANDELI KOKAVESHI Nenet 15/2,17,18,36,42 i Kushtetutës, Nenet 128/a,221,221/a,222,223,424,427/a,432 KPP ‘’ Mospranimin e rekursit/seve të paraqitura nga personat nën hetim Dhionisios Alfred Beleri dhe Pandeli Kokaveshi, kundër vendimit nr.104 (87-2023-157), datë 10.07.2023 të Gjykatës së Posaçme të Apelit kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar

fredi beleri gjykata e lartë

Sondazh

Poll