Politike

A do bashkëpunojë sërish me Berishën? Meta flet edhe për humbjen në Kukës: Tregues që shteti kontrollon votën

Për humbjen e 'Bashkë Fitojmë' në Kukës, Meta fajësoi Qeverinë.

26 Shtator 2023, 13:53 Nga A.B
A do bashkëpunojë sërish me Berishën? Meta flet edhe
Ilir Meta

TIRANË- Kryetari i 'Partisë së Lirisë', Ilir Meta ka deklaruar se bashkëpunimi do të vazhdojë me çdo faktor opozitar, duke nënkuptuar edhe atë me Partinë Demokratike të Sali Berishës. 

"Ne do bashkojmë me cdo faktor opozitar"- iu përgjigj pyetjes së gazetarit, Meta. 

Po ashtu, gjatë konferencës së sotme, kreu i 'PL' komentoi edhe humbjen e zgjedhjeve në Bashkinë e Kukësit. Meta tha se humbja tregon, se shteti ka në kontroll edhe votën e qytetarëve. 

"Zgjedhjet e Kukësit janë më shumë në librin e zi të 14 majit, një tregues i partisë shtet që kontrollon në mënyrë shumë të qartë votën e qytetarëve shqiptarë"

ilir meta sali berisha

Sondazh

Poll