Aktualitet

Kush e ekzekutoi bosin shqiptar të drogës në Australi/ Dalin pamjet e makinës që ndoqi babain e 4 fëmijëve para vrasjes (

24 Tetor 2019, 06:22 Nga DOSJA
Kush e ekzekutoi bosin shqiptar të drogës në Australi/ Dalin

Australi– Në mars të këtij viti, në Australi në jug-lindje të Melburnit u vra 51-vjeçar me origjinë shqiptare Mitat Rasimi. Autoritetet australiane dyshojnë se eliminimi i tij erdhi për shkak të një borxhi për pazare droge që i kishte një grupi motoristësh.

“Mitat Rasimi, një ish bashkëpunëtor i mbretit të burgut të drogës Toni Mokbel, u qëllua midis orës 9:30 dhe 10 të mëngjesit, më 3 mars, vetëm disa metra larg shtëpisë së tij në Dandenong, në jug-lindje të Melburnit.“, shkruajnë mediet australiane.

Si ndodhi vrasja:

Policia beson se vrasësit e ndoqën 51-vjeçarin me një makinë të vjedhur, përpara se t’i afroheshin e ta qëllonin për vdekje. Para se babai i katër fëmijëve të kishte një shans për të ndaluar makinën e tij, ai u qëllua shumë herë nga një breshëri plumbash. Makina u rrotullua më pas në rrugë dhe u rrëzua në një shteg.

Makina me të cilën lëvizën autorët është kapur nga kamerat e sigurisë në rrugë, e cila është në ngjyrë portokalli.

30 minuta më vonë, autorët tentuan që t’i vinin flakën Ford Ranger-it ngjyrë portokalli, në rrugën McMahens, në Bangholme. Duhet të themi se ende nuk janë identifikuar autorët edhe pasi makina  dyshohet se është e vjedhur.

Pamjet e makinës ku ndodheshin autorët:

Burimi: The Age.com

J.V/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet ekzekutohet shqiptari në australi mitat rasimi ekzekutohet shqiptari në australi mitat rasimi

Sondazh

Poll