Politike

"Disa vende janë lë jashtë tregut" Presidentja e Dhomës së Tregtisë Gjermane: Duhet programi i përbashkët i zhvillimit

Nga ana tjetër ajo ka theksuar se BE duhet të ndihmojë Ballkanin Perëndimor pas pasojave që ka lënë pandemia, kriza energjitike dhe lufta në Ukrainë.

26 Shtator 2023, 09:34 Nga h.k
"Disa vende janë lë jashtë tregut" Presidentja e
Ines Mucostefa

TIRANË-Ines Mucostefa, Presidente e Unionit të Industrisë në Shqipëri e ftuar në Tiranë në Minestralin e Ministrave të Ekonomisë në kuadër të Procesit të Berlinit për BE ka vendosur theksin në zhvillimin ekonmik të Ballkanit Perëndimor. Mucostefa në fjalën e saj ka përmendur se 6 mijë kompani në Ballkanin Perëndimor janë gati dhe kanë plotësuar kushtet për të investuar në Bashkimin Europian. Nga ana tjetër ajo ka theksuar se BE duhet të ndihmojë Ballkanin Perëndimor pas pasojave që ka lënë pandemia, kriza energjitike dhe lufta në Ukrainë.

Faleminderit dhe shprehim mirënjohjen tonë për këtë ministral të biznesit. Faktori i biznesit ka një rritje në Ballkani Perëndimor. Falenderime të veçanta dhomës tregtare që ka organizuar këtë forum dhe bizneseve gjermane. Do të firmosim memorandumin e përbashkët të biznesit dhe kjo është një lajm i mirë. Pandemia, kriza energjitike, lufta në Ukrainë ka ndikuar në ekonominë rajonale dhe na ka bërë të shikojmë që disa vende i ka lënë jashtë tregut. Ndaj Ballkani Perëndimor duhet ndihmuar, se është i pasur dhe burime natyrore që mundësojnë projkete të reja. Europianët duhet të kuptojë potencialin e Ballkanit Perëndimor dhe duhet të krijohet gjithë programi i zhvillimit. Në këtë program sic e përmendi dhe Kryeministi më shumë se 6 mijë kompani të Ballkanit Perëndimor kanë plotësuar kushtet dhe janë gati për aksese në tregun europian. Një mekanizëm i rëndësishëm që ballkani perëndimor ka plotësuar është fondi për bashkëpunim rajonal dhe kjo përmirëson cilësinë e arsimit e profesional dhe kjo përgatit rininë për mundësi punësi. Falenderoj Ministrinë e Ekonomisë së Gjermanisë Federale dhe Bankën Evropiane. Sic e ka përmendur dhe Presidenti i BE e ardhmja e Ballkanin perëndimor është në BE.”-tha Mucostefa në fjalën e saj.

minestrali i ministrave te ekonomise procesi i berlinit

Sondazh

Poll