Politike

Lufta në Ukrainë, Rama: Nuk duhet ta shohim si lojë, por si katastrofë që duhet ta shmangim

Ai tha se lufta në Ukrainë nuk duhe të shikohet si një lojë por si katastrofë.

26 Shtator 2023, 09:43 Nga A.B
Lufta në Ukrainë, Rama: Nuk duhet ta shohim si lojë, por si
Edi Rama

TIRANË- Gjatë takimit të ministrave të Ekonomisë së BE-së dhe Ballkanit në Tiranë, në kuadër të Procesit të Berlinit, kryeministri Edi Rama u shpreh se lufta është në dyert tona.

Ai tha se lufta në Ukrainë nuk duhe të shikohet si një lojë por si katastrofë.

‘Dua të citoj pa leje mikun e dashur francez që kemi këtu, që dje më kujtoi diçka thelbësore që nuk duhet të harrohet por mbështetet në shembuj, si ai franko-gjerman. Më tha se gjyshërit e tij e kanë parë me sytë e tyre dhe pikërisht nga pamjet e tmerrshme, nga kujtesat e tmerrshme nga ajo që lufta nënkuptoi për Francën e Gjermaninë, Franca vendosi ti shtrijë dorën e bashkëpunimit Gjermanisë, ishte gjest i guximshëm në atë kohë, kjo i hapi rrugës Evropës që kemi. Sot që lufta është në dyert tona, në Ukrainë, është e rëndësishme mos ta shohim luftën si video-lojë, por si katastrofë që duhet ta shmangim me çdo mjet, kudo, në çdo lloj forme, edhe përmes konflikteve më të vogla që nga historia e rajonit mjafton për të ndezur një luftë Ballkanike, por edhe një luftë evropiane e botërore. ‘- tha Rama.

edi rama

Sondazh

Poll