Politike

Ervin Bushati i dorëzon kredencialet Presidentit Joe Biden: Mirënjohje SHBA-së për mbështetjen e palëkundur

Kredencialet, Bushati ia ka dorëzuar personalisht presidentit amerikan Joe Biden, ku dhe e ka falenderuar për mbështetjen e SHBA-së ndaj Shqipërisë. 

25 Shtator 2023, 20:28 Nga I.A
Ervin Bushati i dorëzon kredencialet Presidentit Joe Biden: Mirënjohje
Joe Biden dhe Ervin Bushati

SHBA- Ambasadori i Shqipërisë në SHBA Ervin Bushati ka dorëzuar ditën e sotme kredencialet e tij në Shtëpinë e Bardhë. Me anë të një postimi në Facebook, Bushati ka shkruar se sot më shumë se kurrë e ndjen peshën e misionit që i është ngarkuar. Kredencialet, Bushati ia ka dorëzuar personalisht presidentit amerikan Joe Biden, ku dhe e ka falenderuar për mbështetjen e SHBA-së ndaj Shqipërisë. 

Postimi i Plotë:

Nder dhe Privilegj në këtë Mision të Shenjtë për mua: ëhite House tek Presidenti i Shteteve të Bashkuara Sh.T.Z Joe Biden. E nisim këtë rrugëtim me përkushtimin më të madh për të sjellë më afër popujt tanë e për të forcuar më tej bashkëpunimim strategjik mes nesh. Mirënjohje ndaj këtij vendi mik dhe aleat, për mbështetjen e palëkundur gjatë momenteve më kritike të historisë sonë. Sot më fort se kurrë e ndjej peshën e këtij misioni që më është besuar; teksa zotohem në përmbushjen e çdo objektivi drejt progresit.

joe biden ervin bushati

Sondazh

Poll