Sport

Djokoviç: “Kompanitë e basteve përfitojnë miliarda, por tenistët marrin thërrime”...

Numri 1 rishikoi situatën aktuale të tenisit dhe theksoi se janë shumë pak lojtarë, që mund ta sigurojnë jetesën nga ky sport.

25 Shtator 2023, 13:58 Nga DOSJA
Djokoviç: “Kompanitë e basteve përfitojnë miliarda,

SHBA - Novak Djokovic, si promovues i Shoqatës së Tenisistëve Profesionistë (PTPA),  donte të nënvizonte se realiteti ekonomik i lojtarëve është shumë më i ndërlikuar nga sa mund të mendohej. 

"Është një dështim për tenisin, që ka vetëm rreth 400 tenistë që mund të sigurojnë jetesën nga tenisi. Është një shifër shumë e vogël për një sport që është super global dhe i ndjekur gjerësisht në të gjithë planetin,"- tha ai në deklaratat e bëra të PTPA-së.

Tenisti serb e ka vënë fokusin edhe te bastet: “Kompanitë e basteve po bëjnë qindra miliona dollarë, ndoshta miliarda, dhe shumë palë po përfitojnë nga këto marrëveshje, por ne tenistët marrim vetëm thërrime”.

Djokoviç e theksoi këtë argument, se operatorët e basteve përdorin tenistë për përfitimin e tyre. "Ata përdorin emrat e tyre të gjitha atyre faqeve të internetit. Miliarda dollarë qarkullojnë çdo javë nga turnet e tenisit dhe lojtarët janë në një situatë të pafuqishme.

Ne nuk mund të lejojmë që kjo të vazhdojë të ndodhë, sepse është gjithashtu e ndaluar që lojtarët të mbajnë reklama nga kompanitë e duhanit, apo ato që lidhen me shtëpitë e basteve në veshjet e tyre. Nuk ka shpërndarje të drejtë. Me këtë nënkuptoj një ndarje 50-50 me turnetë, të cilat mund të kenë kompani bastesh si sponsor."

Fituesi i 24 Grand Slam-eve synon që nga pozicioni i tij të përmirësojë kushtet e të gjithë tenistëve: "Unë që jam nga Serbia nuk kam pasur asgjë të tillë. Tani kam ndikim, kam fuqi dhe dua të luftoj për kushte më të mira. Unë i kuptoj vështirësitë e pagesës së shpenzimeve të udhëtimit, nëse nuk ke mbështetjen e një federate të fortë, të cilën 90% apo edhe më shumë e lojtarëve në mbarë botën nuk e kanë, dhe nëse nuk ke buxhet për të paguar trajnerët, fizioterapistë...”.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll