Sport

Tension te Napoli! Osimhen bën “sherr” me trajnerin Garcia në çastin e zëvendësimit...

Sulmuesi nigerian Osimhen humbi një penallti, e cila mund të kishte ndryshuar e takimit Bologna-Napoli që u mbyll 0-0

25 Shtator 2023, 09:43 Nga DOSJA

ITALI - Pak nervozizëm te Napoli në fund të ndeshjes në Bolonjë. Trajneri Rudi Garcia, largoi fillimisht gjeorgjianin Khvicha Kvaratskhelia dhe më pas edhe nigerianin Victor Osimhen.

Sulmuesi, i cili ishte nervoz pasi humbi një penallti dhe me rezultatin e mbërthyer 0-0, nuk e fshehu faktin se nuk i pëlqeu vendimi i trajnerit, duke treguar atij dy gishtat si për të thënë 'mund të kishim mbetur me dy sulmues në fushë'. 

Para se të ulej në stol në minutën e 86-të, nigeriani bëri edhe një tjetër gjest zemërimi, por trajneri Garcia bëri sikur nuk e pa dhe vazhdoi të drejtonte skuadrën.

Tension te Napoli! Osimhen bën “sherr” me trajnerin Garcia

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll

Sport 25 Shtator 2023, 00:11

Morata fluturon mbi Madrid

SPANJE - Gjëja më e mirë që bëri Atlético, apo shumica e lojtarëve të saj, ishte produktive, ndërkohë që...