Sport

Simeone: “Alvaro Morata bëri një ndeshje të jashtëzakonshme kundër Realit”... (video)

Atlético Madridi prodhoi ndeshjen perfekte, duke i shkaktuar humbjen e parë sezonale Realit në derbin e kryeqytetit (3-1) në “Metropolitano” të dielën.

25 Shtator 2023, 10:15 Nga DOSJA
Simeone: “Alvaro Morata bëri një ndeshje të

SPANJE - Në një konferencë për shtyp, trajneri i Diego Simeone i bardhekuqve, e vlerësoi sulmuesin e tij Alvaro Morata, autor i një dopiede në derin ndaj Real Madridit.

“Alvaro Morata pati një ndeshje të jashtëzakonshme përtej dy golave, për pjesëmarrjen,  dhe dhe përfshirjen e tij në lojën e skuadrës. Dhe ne kemi nevojë për këtë Morata. Ne e dimë se ai mund ta bëjë këtë. 

Ne e dimë se Alvaro ka armët për të arritur statistikat që ai kërkon dhe që na duhen. Dhe është ky besim që na lejon të jemi të qëndrueshëm, që është dhe qëllimi ynë. Shpresoj se ai mund ta mbajë këtë nivel, sepse, si për kombëtaren spanjole ashtu edhe për Atlético Madrid, ai është një lojtar i rëndësishëm”.

 B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll

Sport 25 Shtator 2023, 00:11

Morata fluturon mbi Madrid

SPANJE - Gjëja më e mirë që bëri Atlético, apo shumica e lojtarëve të saj, ishte produktive, ndërkohë që...