Sport

Arteta nuk “e shet” Jorginhon, pas gabimit të tij që solli barazimin me Tottenhamin…

Mikel Arteta, trajneri i Arsenalit, i ka dhënë një mesazh të bukur Jorginhos.

25 Shtator 2023, 10:48 Nga DOSJA
Arteta nuk “e shet” Jorginhon, pas gabimit të tij që solli

ANGLI - Gabimi i tij për fat të keq i kushtoi Arsenalit dy pikë. Ndërsa “Topçinjtë” sapo kishin rifituar avantazhin ndaj Tottenhamit, italiani humbi topin në fillim të ndeshjes, duke lejuar James Maddison të shërbente për Heung-min Son për barazimin e Spurs. 

Një gabim për të cilin Mikel Arteta nuk u vërsul kundër tij: “E dua, gabimet janë pjesë e futbollit. Ne jemi të gjithë me të, pa dyshim”, deklaroi ai për “Sky Sports”. 

Tekniku spanjol më pas bëri një vlerësim më të përgjithshëm të ndeshjes: "Kam përshtypjen se kemi humbur dy pikë. Shënuam golin e dytë, pranuam menjëherë barazimin. Emocionalisht, mendoj se ishte e vështirë ta pranonim atë gol. Mendoj se kemi luftuar për të 10-15 minuta, por na mungonte shumë gjakftohtësia me topin dhe e bëmë lojën basketboll. 15-20 minutat e fundit shtymë, shtynim, por nuk arritëm të fitonim.”

Së fundi, ai nuk ishte shumë i qetësuar për Declan Rice, i cili doli në pjesën e parë: “Ai kishte një shqetësim në shpinë. Ai na tha gjatë pjesës së parë se nuk ishte rehat dhe ai nuk mundi të vazhdonte, kështu që na u desh ta ndryshonim. Shpresoj se nuk do të zgjasë shumë. Duhet ta vlerësojmë. Është e çuditshme kur një lojtar i kërkon të largohet, sepse nuk është rehat. Shpresoj jo, por le të shohim." 

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll

Sport 25 Shtator 2023, 00:11

Morata fluturon mbi Madrid

SPANJE - Gjëja më e mirë që bëri Atlético, apo shumica e lojtarëve të saj, ishte produktive, ndërkohë që...