Sport

VIDEO/ Gianluca, djali trajnerit të Atleticos kapet “mat”, fyen tifozët e Real Madridit…

Djali i mesëm i tre fëmijëve të Diego Pablo Simeones, aktualisht është pjesë e Tudelano, në RFEF-në e dytë. Ai ka bërë gjeste fyese në drejtim të tifozëve të Real Madridit, kur Antoine Griezmann shënoi rezultatin 2-0.

25 Shtator 2023, 11:28 Nga DOSJA
VIDEO/ Gianluca, djali trajnerit të Atleticos kapet “mat”, fyen

SPANJE - Gianluca Simeone, i cili ishte në “Cívitas Metropolitano” duke parë ndeshjen Atlético Madrid-Real Madrid, është filmuar duke bërë disa gjeste fyese në drejtim të zonës ku ndodheshin tifozët e Real Madridit. 

Kjo ndodhi në golin e dytë bardhekuq, kur Antoine Griezmann shënoi rezultatin 2-0 pas një goditjeje të shkëlqyer me kokë. Në atë moment, Gianluca Simeone u ngrit nga vendi për të bërë ato gjeste në drejtim të tribunës së Real Madridit.

Djali i mesëm i tre fëmijëve të Diego Pablo Simeones, aktualisht është pjesë e Tudelano, në RFEF-në e dytë. Ai ka luajtur me skuadrën e tij të shtunën dhe të dielën ka shfrytëzuar rastin për të parë live ndeshjen e skuadrës së babait të tij.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll

Sport 25 Shtator 2023, 00:11

Morata fluturon mbi Madrid

SPANJE - Gjëja më e mirë që bëri Atlético, apo shumica e lojtarëve të saj, ishte produktive, ndërkohë që...