Sport

Fitore rekord me 8 shënues të ndryshëm… Sheffield United - Newcastle 0-8!

Newcastle mposhti Sheffield United 8-0 në “Bramall Lane” me tetë lojtarë të ndryshëm që shënuan.

25 Shtator 2023, 09:00 Nga DOSJA
Fitore rekord me 8 shënues të ndryshëm… Sheffield United -

ANGLI – Edhe pse në transfertë, Newcastle kaloi në “Bramall Lane” me rezultatin e thellë 8-0  Sheffield United  për ndeshjen e javës së 6-të të Premier League.

“The Magpies” ishin të stuhishëm gjatë gjithë ndeshjes, të cilën e mbyllën ndeshjen me 22 aksione, 15 prej të cilave në portë.

E veçanta e fitores ka të bëjë me shënuesit e tetë golave, pasi për herë të parë në historinë e Premier League, një skuadër ka tetë golashënues të ndryshëm, pa asnjë prej tyre autogol.

Sean Longstaff (21’), Dan Byrne (31’) dhe Sven Botman (35’) shënuan në pjesën e parë të ndjekur nga Calum Wilson (56’), Anthony Gordon (61’), Miguel Almiron (68’), Bruno Guimaraes (73’) dhe Alexander Isak (87’) në pjesën e dytë.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll

Sport 25 Shtator 2023, 00:11

Morata fluturon mbi Madrid

SPANJE - Gjëja më e mirë që bëri Atlético, apo shumica e lojtarëve të saj, ishte produktive, ndërkohë që...