Sport

VIDEO/ Huliganët e Ajax-it thyen gjithçka në “Johan Cruyff Arena”! Ndërpritet 'klasikja' holandeze Ajax-Feyenoord...

Huliganët e Ajax-it shkaktuan dëme të shumta brenda “Johan Cruyff Arena”, duke shkatërruar gjithçka në rrugën e tyre, pasi klasikja kundër Feyenoord u ndërpre.

25 Shtator 2023, 08:00 Nga DOSJA
VIDEO/ Huliganët e Ajax-it thyen gjithçka në “Johan

HOLANDE - Huliganët e Ajax-it u treguan të pamëshirshëm pas ndërprerjes së klasikes ndaj  Feyenoord-it në “Johan Cruyff Arena”.

Një numër i panjohur huliganësh kanë hyrë në pjesën e brendshme të stadiumit. Ata kanë thyer xhamat, kanë rrëzuar hyrjet e stadiumit, kanë shkatërruar mobilje dhe mure, duke shkaktuar dëme të konsiderueshme.

Klasikja mes dy skuadrave u ndërpre tre herë në 55 minutat e para, për shkak të gjuajtjes së sendeve dhe flakadanëve, ndërprerja e fundit ishte finale edhe pse rezultati ishte 3-0 për Feyenoord.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll

Sport 25 Shtator 2023, 00:11

Morata fluturon mbi Madrid

SPANJE - Gjëja më e mirë që bëri Atlético, apo shumica e lojtarëve të saj, ishte produktive, ndërkohë që...