Politike

Zgjedhjet në Kukës, Celibashi: Procesi shkoi mirë! Subjektet zgjedhore të emërojnë anëtarët e numërimit

Celibashi u ka bërë thirrje subjekteve politike pjesëmarrëse në zgjedhjet për kryebashkiakun e Kukësit, që të emërojnë anëtarët e grupeve të numërimit të votave pa humbur kohë.

24 Shtator 2023, 22:31 Nga A.B
Zgjedhjet në Kukës, Celibashi: Procesi shkoi mirë! Subjektet
Procesi i numerimit

TIRANË- Kreu i KQZ, Ilirjan Celibashi ka reaguar për zgjedhjet në Kukës. Ai u ka bërë thirrje subjekteve politike pjesëmarrëse në zgjedhjet për kryebashkiakun e Kukësit, që të emërojnë anëtarët e grupeve të numërimit të votave pa humbur kohë.

“Pas përfundimit të marrjes në dorëzim të të gjitha kutive të votimit dhe pranimit të tyre të rregullta në masën 100% nga KZAZ Kukës, KQZ Shqipëri i bën thirrje subjekteve zgjedhore që kanë të drejtë të emërojnë anëtarët e Grupeve të Numërimit të Votave që të veprojnë pa humbur kohë dhe të vijojnë me detyrimin ligjor të numërimit të votave në mënyrë të pandërprerë.”- shkruan Celibashi.

Qytetarët e Kukësit votuan këtë të diel, në zgjedhjet e parakohshme vendore, për kryetarin e ri të bashkisë.

Procesi i votimit u mbyll në orë 19:00, pasi votuan rreth 50 për qind e zgjedhësve. Më pak qytetarë ushtruan të drejtën e votës, krahasuar me zgjedhjet e 14 majit, ku fitoi socialisti Safet Gjici, mandati i të cilit zgjati pak për shkak të skandalit seksual, ku ai u përfshi.

Në garë për të marrë drejtimin e bashkisë të Kukësit janë kandidati i Partisë Socialiste, Albert Halilaj dhe kandidati i koalicionit “Bashkë Fitojmë”, Emri Vata. Edhe në këto zgjedhje, Partia Demokratike zgjodhi që të mos dalë me kandidat./Dosja.al

zgjedhjet ne kukes

Sondazh

Poll