Politike

‘Policia e Kosovës asgjeson 10 terroristë’/ Sulmet në veri, Berisha: Mbështes vendosjen e ligjit dhe rendit

Berisha ka dënuar me ashpërsi lojën kriminale me grupet terroriste të Beogradit, si dhe mbështet të gjithë përpjekjen e policisë së Kosovës për vendosjen e ligjit dhe rendit në të gjithë territorin të Republikës.

24 Shtator 2023, 16:58 Nga A.B
‘Policia e Kosovës asgjeson 10 terroristë’/ Sulmet në
Sali Berisha

TIRANË- Kryedemokrati Sali Berisha ka publikuar të tjera të dhëna në lidhje me shkëmbimin e zjarrit në veri mes grupeve terroriste serbe dhe Policisë së Kosovës.

‘Situata e rënduar shumë në Liposaviq. Policia e Kosovës asgjeson 10 terroristë, njëri plagoset dhe një tjetër dorëzohet’, shkruan Berisha në Facebook.

Berisha ka dënuar me ashpërsi lojën kriminale me grupet terroriste të Beogradit, si dhe mbështet të gjithë përpjekjen e policisë së Kosovës për vendosjen e ligjit dhe rendit në të gjithë territorin të Republikës.

Postimi i plotë:

Situata e rënduar shumë në Liposaviq. Policia e Kosovës asgjeson 10 terroristë, njëri plagoset dhe një tjetër dorëzohet.

Edhe njëherë dënoj me ashpërsinë më të madhe lojën kriminale me grupe terroriste të Beogradit dhe mbështes të gjithë përpjekjen e policisë së Kosovës për vendosjen e ligjit dhe rendit në të gjithë territorin të Republikës.

situata ne veri te kosoves sali berisha

Sondazh

Poll