Politike

Zgjedhjet në Kukës/ Celibashi: Nuk ka pasur probleme teknike në procesin e votimit

24 Shtator 2023, 14:20 Nga f.i
Zgjedhjet në Kukës/ Celibashi: Nuk ka pasur probleme teknike në
Ilirjan Celibashi

KUKËS- Kreu i KQZ, Ilirjan Celibashi ndodhet në Kukës ku po vëzhgon nga afër procesin zgjedhor. Ai tha në një deklaratë për mediat se nuk janë raportuar probleme teknike.

Gjithashtu sa i përket denoncimit nga kolacioni "Bashkë fitojmë" duke nxjerrë pamjet e personave që sipas tyre pyesin dhe mbajnë shënim të gjithë emrat e atyre që votojnë, Celibashi ka sqaruar se i ka vizituar qendrat dhe nuk ka raportim për problematika. 

"Ardhja ime këtu në Kukës nuk lidhet me ndonjë shkak që lidhet me problematika të mundshme ardhja ime këtu në Kukës. Thjesht kemi ardhur me një ekip të madh për të asistuar për aq sa mund të ketë nevojë gjithë pjesën e administratën zgjedhore që merret me administrimin e procesit zgjedhor. Nga çfarë është raportuar nuk rezulton se ka pasur probleme në aspektin teknik të zhvillimit të procesit. Janë prezantuar disa shqetësime nga përfaqësues së koalicionit ‘Bashkë Fitojmë’ në lidhje me prezencën në disa qendra të votimit të personave që mbanin shënim zgjedhësit që shkonin për të votuar. Kemi shkuar në këto qendra, të paktën në atë kohë nuk ka rezultuar që ka pasur njerëz dhe në përgjithësi nuk ka raportim për problematika. E kemi adresuar si shqetësim“, tha Celibashi.

 

zgjedhjet ne kukes 24 shtator ilirjan celibashi

Sondazh

Poll