Politike

Procesi i votimit për kryebashkiakun e ri të Kukësit u mbyll, 45,63 % morën pjesë në zgjedhje

Procesi i votimit është zhvilluar pa incidente dhe vijoi normalisht gjatë gjithë ditës në 74 Qendrat e Votimit.

24 Shtator 2023, 19:47 Nga r.ll
Procesi i votimit për kryebashkiakun e ri të Kukësit u mbyll,
foto ilustruese

KUKËS- Qytetarët e Kukësit iu janë drejtuar qendrave të votimit për të zgjedhuyr kryebashkiakun e ri, pas skandalit seksual të Safet Gjicit.

Sipas të dhënave përfundimtare të KQZ, rezulton se në zgjedhje morën pjesë vetëm 45,63 % e votuesve. Në krahasim me zgjedhjet e 14 majit vihet re një ulje e pjesmarrjes pasi asokohe morën pjesë 52.79%.

Në garë për drejtimin e bashkisë së Kukësit janë Emri Vata i koalicionit Bashkë Fitojmë dhe Albert Halilaj i Partisë Socialiste. Procesi i votimit është zhvilluar pa incidente dhe vijoi normalisht gjatë gjithë ditës në 74 Qendrat e Votimit.

Zgjedhjet në Kukës zhvillohen pas skandalit që përfshiu ish kryebashkiakun Safet Gjici, vetëm disa javë pasi fitoi zgjedhjet e 14 majit. Ai shfaqet në video duke kryer marrëdhënie intime me Alma K. brenda në ambientet e zyrës së bashkisë. 

zgjedhjet ne kukes kqz

Sondazh

Poll