Politike

Vrasja e policit në veri / Berisha: Sulm terrorist i organizuar nga ultranacionalistët e Beogradit

Berisha dënon me forcën më të madhe këtë akt të shëmtuar kriminal të sponsorizuar nga ultranacionalistët në pushtet të Beogradit dhe shpreson që autorët të përballen sa më shpejt me ligjin. 

24 Shtator 2023, 13:11 Nga r.ll
Vrasja e policit në veri / Berisha: Sulm terrorist i organizuar nga
sali berisha

TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka reaguar lidhur me vrasjen e policit në veri të Kosovës. Berisha e ka cilësuar ngjarjen si sulm terrorist ndaj policisë së Kosovës. 

Përmes një postimi në Facebook, Berisha dënon me forcën më të madhe këtë akt të shëmtuar kriminal të sponsorizuar nga ultranacionalistët në pushtet të Beogradit dhe shpreson që autorët të përballen sa më shpejt me ligjin. 

REAGIMI I PLOTË

Sulm terrorist në Liposaviq ndaj policisë së Kosovës. Bie në krye të detyrës një polic dhe plagoset një tjetër.

Të dashur miq,

Banda kriminale serbe në Liposaviq kanë ekzekutuar me atentat një polic të Kosovës dhe plagosur një tjetër. Duke u përulur me nderim të thellë para sakrificës sublime të policit që ra në krye të detyrës dhe shprehur ngushëllimet më të ndjera familjes, miqve, të afërmve të tij, uroj shërim të shpejt të policit të plagosur dhe dënoj me forcën më të madhe këtë akt të shëmtuar kriminal, të frymëzuar dhe sponsorizuar nga ultranacionalistë në pushtet të Beogradit. Uroj që autorët e këtij akti të përballen me ligjin me të gjithë forcën e tij.

Një polic është vrarë në orët e para në veri të Kosovës dhe dy të tjetër mbetën të plagosur si pasojë e një sulmi me armë. Ngjarja e rëndë ndodhi në fshatin Banjska të Leposaviçit ku u sulmua patrulla policore. Efektivi që humbi jetën u identifikua si Afrim Bunjaku, polic i Rendit me gradën rreshter, ndërsa i plagosuri është pjesëtar i Policisë Kufitare.

vrasje ne kosove tensione ne veri te kosoves

Sondazh

Poll