Politike

Zgjedhjet në Kukës/ PD denoncon: Patronazhistët e Rilindjes presion qytetarëve tek qendrat e votimit (FOTO)

Qendrat e votimit janë hapur që prej orës 07:00, ndërsa do të qëndrojnë të hapura deri në orën 19:00.

24 Shtator 2023, 12:53 Nga r.ll
Zgjedhjet në Kukës/ PD denoncon: Patronazhistët e Rilindjes
Foto nga qendra e votimit

KUKËS- Ditën e sotme qytetarët e Kukësit u janë drejtuar qendrave të votimit për të zgjedhur kryebashkiakun e ri, pas video-skandalit seksual të Safet Gjicit, i cili u filmua duke kryer marrëdhënie intime në zyrë me një vajzë.

Qendrat e votimit janë hapur që prej orës 07:00, ndërsa do të qëndrojnë të hapura deri në orën 19:00.

Partia Demokratike ka denoncuar praninë e personave të paautorizuar në qendrat e votimit sot në Kukës. Me foto nga qendrat e votimit, PD KA nxjerrë pamjet e personave që sipas tyre pyesin dhe mbajnë shënim të gjithë emrat e atyre që votojnë, ndërsa theksojnë se ata nuk janë të autorizuar që të qëndrojnë pranë qendrave të votimit.

“Patronazhistët e Rilindjes sot janë në krye të detyrës, edhe pse në kundërshtim me ligjin. Drejtorë shkollash, Hipotekës, apo dhe institucioneve të tjera, janë në krye të detyrës , për të devijuar dhe kontrolluar votat. Ata janë fotografuar në qendërat e votimit. KQZ e thotë qartë se nuk lejohen me kodin zgjedhor brenda ambienteve të qendrave të votimit. Ne do t’i paraqesim në OSBE-OHDIR faktet dhe provat, dhe në prokurori të gjitha këto raste të patronazhistëve. Pa zgjedhje të lira, nuk ka zgjedhje.”, thanë në një deklaratë për mediat, përfaqësues të Partisë Demokratike.

zgjedhjet ne kukes

Sondazh

Poll