Sport

VIDEO/ Tata Martino, tregon "të vërtetën" për dëmtimin e Leo Messit…

Lionel Messi është ende i dyshimtë për finalen e Kupës së Open US të mërkurën. Trajneri i Inter Miamit, Tata Martino, ka folur për dëmtimin e pësuar nga argjentinasi, i cili tashmë është tërhequr nga ‘El Clasico del Sol’ kundër Orlandos këtë të hënë.

24 Shtator 2023, 09:30 Nga DOSJA
VIDEO/ Tata Martino, tregon "të vërtetën" për

SHBA - Tata Martino, trajneri i Inter Miami, ka treguar për dëmtimin e Lionel Messit, i cili u largua pas 37 minutash kundër Torontos, natën e së mërkurës duke gdhirë e enjten: 

“Leo Messi vuan nga një dëmtim i vjetër. Jordi Alba vuan nga lodhja e muskujve. Ne do ta vlerësojmë situatën ditë pas dite. Messi është i befasuar nga ky dëmtim, nuk e di nëse ka dhimbje, nuk e kam idenë. Duhet të ketë një shpjegim shumë më të madh mjekësor. 

Ajo që di është se ka të ngjarë që këto plagë ta pengojnë dhe nuk do ta e lejojnë atë, ndoshta edhe mendërisht, të jetë i lirë dhe të luajë një ndeshje”.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll