Sport

Dëmtohet De Jong ndaj Celtas! Veç Barçës, do t'i mungojë edhe Holandës në tetor…

Mesfushori i Barçës, holandezi Frenkie de Jong dëmtoi kaviljen e djathtë gjatë fitores së çmendur të katalanasve kundër Celta Vigos (3-2) këtë të shtunë.

24 Shtator 2023, 08:30 Nga DOSJA
Dëmtohet De Jong ndaj Celtas! Veç Barçës, do t'i

SPANJE - Barcelona konfirmoi në rrjetet e saj sociale dëmtimin e mesfushorit Frenkie de Jong në kavilejn e djathtë gjatë ndeshjes kundër Celta Vigo (3-2) këtë të shtunë.  Holandezi do të mungojë në fushë për të paktën pesë javë.

Frenkie De Jong “vuan nga një dëmtim në sindezmozën distale tibio-peroneale të kyçit të këmbës së djathtë,” raporton klubi kartalanas. Nëse konfirmohet kohëzgjatja e mungesës së tij, por lojtari do të humbasë transfertën në Porto në Champions League më 4 tetor dhe ndoshta ‘El Clasico’ kundër Real Madridit më 28 tetor.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll