Politike

"Sekretari i Përgjithshëm, Bardhi apo Noka?"/ Përgjigjet Berisha: Realitetet nuk janë njësoj

Berisha theksoi se me Gazment Bardhin “deri tani po operohet shumë mirë, është proces në vazhdim, ka dhënë frytet e para pozitive”.

22 Shtator 2023, 13:18 Nga r.ll
"Sekretari i Përgjithshëm, Bardhi apo Noka?"/
Sali Berisha

TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha është pyetur për deklaratën e deputetit Gazment Bardhi i cili tha në një invervistë se është ai Sekretari i Përgjithshëm i PD dhe jo Flamur Noka, i cili është vendosur nga ish-kryeministri në këtë post.

Berisha u shpreh se “realitetet nuk janë njësoj”, por theksoi se deri tani me Gazment Bardhin “deri tani po operohet shumë mirë, është proces në vazhdim, ka dhënë frytet e para pozitive”.

“Që realitetet nuk janë të dy njësoj dhe ne mbi këto realitete po operohet, deri tani po operohet shumë mirë, është proces në vazhdim, ka dhënë frytet e para pozitive”, tha Berisha.

I pyetur për 6 propozimet e Bashës për Reformën Zgjedhore, ai theksoi: “Thirreni me emrin e vërtetë, pengu ose brava, nëse keni parë diçka të pakopjuar në ato pika hajde më thoni. Nuk ka asnjë risi tek pengu përveç diktatit që i bëjnë. Ai përfaqëson Ramën, kë përfaqëson ai, pengun e Ramës.”

sali berisha gazment bardhi flamur noka

Sondazh

Poll