Politike

'Ka tentativa për fshirjen e provave'/ Deklarata e Berishës: SPAK ka përgjime ku Veliaj urdhëron Mërtirin për disa pagesa

Berisha deklaroi se në SPAK ka prova që përfshijnë komunikime dhe e-maile, që vërtetojnë pretendimet e tij.

22 Shtator 2023, 12:17 Nga A.B
'Ka tentativa për fshirjen e provave'/ Deklarata e Berishës:
Sali Berisha

TIRANË- Kryedemokrati Sali Berisha ka mbajtur konferencën e përjavshme me gazetarët, teksa ka deklaruar se inceneratori i Tiranës nuk i përket Mirel Mërtirit dhe Klodian Zotos, por pronari i vërtetë është kryebashkiaku Veliaj. Berisha deklaroi se në SPAK ka prova që përfshijnë komunikime dhe e-maile, që vërtetojnë pretendimet e tij.

DEKLARATA E BERISHËS:

Çfarë kanë zbulimet e fundit? Zbulimet e fundit faktojnë atë që u kam deklaruar ju në mënyrë të vazhdueshme.
Ndërmarrja është e Erion Veliajt. Sot, në dosjen e SPAK ekzistojnë mesazhe, emaile, në të cilat pronari i djegësit që nuk ekziston, Erion Veliaj, urdhëronte Mërtirin t’i jepte 200 mijë euro Karlo Bolinos, 100 mijë euro Fugës, 100 mijë euro Blushit. Lista vazhdon, por po ndalem me këta të tre. Pra, ishte ky pronari i parë që urdhëronte se kaq para t’i jepen këtij apo atij. Kjo është e vërteta.

Pse e thashë këtë këtu? E thashë këtë së pari në mbështetje të tezës se unë kam shtruar se sipërmarrja nuk mund të jetë kurrë Mërtiri-Zoto. Kjo nuk mund të ndodhë kurrë. Mua më kanë thënë edhe përqindjet e aksioneve të Veliajt. Por unë po rezervohem. Këtë njoftim e bëra se po bëhen tentativa për të zhdukur fashikuj në dosjen e SPAK-ut.

Nëse aty ka prokurorë të ndershëm, ta kyçin me tre çelësa këtë dokument në kasafortë që fakton në mënyrën më përfundimtare pronësinë e djegësit të Tiranës. Ta kyçin, madje ta shpërndajnë fotokopje.

sali berisha

Sondazh

Poll