Politike

"Alibasha votoi për rrogën e gruas"/ Berisha: Rama bleu Kushtetuesen për të shndërruar në notere të mega-aferave të ti

Berisha denoncoi dy zhvillimet më të fundit të kapjes së shtetit dhe drejtësisë në funksion të mbajtjes së pushtetit nga kreu i qeverisë Edi Rama, i mbështetur tashmë edhe nga grupimi i Lulzim Bashës në parlament.

22 Shtator 2023, 13:04 Nga r.ll
"Alibasha votoi për rrogën e gruas"/ Berisha: Rama bleu
sali berisha

TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, në një konferencë me gazetarët ditën e sotme ka folur për diskutimet e djeshme në Kuvend. 

Berisha denoncoi dy zhvillimet më të fundit të kapjes së shtetit dhe drejtësisë në funksion të mbajtjes së pushtetit nga kreu i qeverisë Edi Rama, i mbështetur tashmë edhe nga grupimi i Lulzim Bashës në parlament.

"Dita e djeshme u karakterizua nga shfaqje të shëmtuara në parlament. Nga përpjekje të hapura, siç e konstatuat ju, të Edi Ramës, për të caktuar kryetarin e grupit parlamentar. Për të shkelmuar ligjin themelor të parlamentit. Për të caktuar përfaqësuesit e opozitës, bashkëkryetarin e opozitës në komisionin zgjedhor. Dhe kush, thoni ju? Kë do mbante? Burrin që voton për rrogën e gruas. Të votosh për rrogën e gruas nuk ka gjë të keqe. Por të votosh për rrogën e gruas, sa 117 pensionistë... Po do thoni ju, çfarë i mbetet këtij njeriu? Ky është i zhveshur nga çdo lloj brumi njerëzor.
Pa votat e Alibashës, ligji nuk kalonte. Problemi është se po blihen, është pazari i votave për të vendosur një standard që nuk ekziston kurrë në botë. Ata janë 9 vetë. Nuk është problemi i shumës, por i moralit dhe parimit që shkelmohet në mënyrën më të tmerrshme se ky është akt blerje i Gjykatës Kushtetuese. Ajo gjykatë ka një rëndësi kapitale për mbrojtjen e kushtetutshmërisë së vendit. Me këtë rrogë, Edi Rama kërkon ta blejë përfundimisht, ta shndërrojë në një noter të mefa-aferave të tij. Dhe kjo është e tmerrshme. Kësaj radhe gjithçka është bërënë zyrën e Don Agaçios dhe Edi Ramës. Asgjë nga parlamenti. Dhe ka ardhur direkt nga zyra e Edi Ramës blerja e noterëve kushtetues dhe kjo është goditje e tmerrshme e sistemit.", tha Berisha.

sali berisha

Sondazh

Poll