Politike

VIDEO/ Deklarata e Bashës, Salianji dhe Gjekmarkaj s'ndalojnë së qeshuri në studio

Me të qeshura u shoqërua deklarata e deputetit Lulzim Basha që u thoshte “udhë e mbarë në bunkerin anti-amerikan” deputetëve që iu bashkuan tryezës Bardhi- Berisha.

22 Shtator 2023, 09:58 Nga A.B
VIDEO/ Deklarata e Bashës, Salianji dhe Gjekmarkaj s'ndalojnë
Agron Gjekmarkaj

TIRANË- Me të qeshura u shoqërua deklarata e deputetit Lulzim Basha që u thoshte “udhë e mbarë në bunkerin anti-amerikan” deputetëve që iu bashkuan tryezës Bardhi- Berisha.

Ishin deputetët Agron Gjekmarkaj dhe Ervin Salianji, ata që nuk e mbanin dot të qeshurën në studion e "Open" në "News 24".

Ne po merremi me një personazh që sillet ai që nuk është. Sillet si kryetar i PD dhe i opozitës, sillet sikur ka ndonjë gjë në dorë. E patë si tha “udhë e mbarë, tha, se nuk e luftojnë dot PD”. Pra ky është i madhi që na tregon rrugët, që çan shpatet. Mos na nxirrni më këtë tani (deklaratën e Bashës) se do bëhemi meme”, tha Salianji.

“Ka ngelur një copë sa një arrë atje dhe thotë ‘jam PD, nuk e demtojne me PD-ne, le te ikin udha e mbare’. Si dreqin ta mbaj të qeshurën se nuk ia dal dot”, tha Gjerkmarkaj teksa çdo fjalë e shoqëronte me të qeshur.

/Dosja.al

lulzim basha agron shekmarkaj ervin salianji

Sondazh

Poll