Politike

Berisha krahason Ramën me Lukashenkon: Mori djalin në Këshillin e Sigurimit

Berisha tha se Rama bëhet i dyti pas Lukashenkos që shkon në asamble bashkë me djalin në shkollë fillore. 

22 Shtator 2023, 12:28 Nga A.B
Berisha krahason Ramën me Lukashenkon: Mori djalin në Këshillin e
Sali Berisha

TIRANË- Kryedemokrati Sali Berisha krahasoi kryeministrin Edi Rama me Lukashenkon. Gjatë mbledhjes me gazetarët, Berisha tha se Rama bëhet i dyti pas Lukashenkos që shkon në asamble bashkë me djalin në shkollë fillore. 

DEKLARATA E BERISHËS:

Këshilli i Sigurimit është një organ që ndërtohet nga pesë anëtarë përmanentë dhe të tjerë, 10 të përkohshëm 2-vjeçarë. Shqipëria, një nga vendet më të hershme në lidhjen e kombeve, nuk e mori sipas arkivës së OKB-së, asnjëherë vendin në Këshillin e Sigurimit. Shkak kryesor, diktatura e Enver Hoxhës.

Në vitin 2007, Shqipëria aplikoi për të zënë me rotacion, vendin si anëtar i përkohshëm i Këshillit të Sigurimit dhe kjo u miratua pa kontestim. Natyrisht, grupet miratojnë me lobim, por pa garë.

Kështu që Shqipëria u zgjodh në vitin 2007 dhe më në fund erdhi momenti i shumëpritur dhe në 1 janar 2022, Shqipëria, Gaboni, Gana dhe një vend tjetër, zgjidhen anëtarë të përkohshëm të Këshillit të Sigurimit.
Problemi është se ne u bëmë vendi i parë në historinë e atij institucioni, që të kryesohet ajo mbledhje nga një person delinkuent, në hetim ndërkombëtar. Në vitin 2007, kur ndodhi ky event, isha në OKB në takimin e Asamblesë së Përgjithshme dhe vendosa të marr pjesë në një seancë si spektator.

Seancën e kryesonte koloneli Muamer Gadafi. Ai ishte njeriu, në mos gaboj i tretë pas Kastros dhe Ahmedinaxhadit që si të çmendur flisnin 2-3 orë dhe nuk e lëshonin platformën. Edi Rama, fatmirësisht kësaj here nuk foli sepse kishte rekordet e Lukashenkos. Se pas këtyre të treve, i katërti vinte Lukashenko. Edhe ai fillonte dhe nuk dinte kur mbaronte. Por analogjia është analogji. I vetmi përfaqësues në planet, që kisha parë, të merrte djalin e vet të vogël, ishte Lukashenko. A thu se të tjerët nuk kishin fëmijë. Edi Rama bëhet i dyti pas Lukashenkos që shkon në asamble bashkë me djalin në shkollë fillore. I ngjasin diktatorët njëri-tjetrit, por Lukashenko nuk ishte nën hetim atëherë. Rama është në hetim të plotë.

sali berisha

Sondazh

Poll