Politike

Deklarata e ambasadës amerikane, Berisha: E përshëndes, por mesazhi duhet lexuar i plotë

Berisha ka reaguar pas deklaratës së ambasadës së SHBA se nuk kanë ndryshuar qëndrim nongrata-t.

22 Shtator 2023, 12:39 Nga A.B
Deklarata e ambasadës amerikane, Berisha: E përshëndes, por
Sali Berisha

TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha ka reaguar pas deklaratës së ambasadës së SHBA se nuk kanë ndryshuar qëndrim nongrata-t.

"Gjysma e mesazhit thotë se SHBA nuk ndërhyjnë në punët e brendshme të partive, është në të drejtën e tyre të zgjedhin. Eshtë pikërisht kjo që unë përshëndes. Nëse ka një njeri që ka bërë në 32 vite përpjekje që të zgjedhin me votën e tyre njerëzit, ky është Sali Berisha. Do të kthej një gjë shumë private dhe jo të zakonshme. Idhulli, çdo njeri ka idhujt e vet, idhulli i jetës time ka qenë Martin Luteri. Unë jam mysliman, sunit, krenar me besimin tim. Por duhet të jem i sinqertë me ju.

Kur unë kam gjetur tezat dhe shkrimet, ai më ka impresionuar në shkallën më të jashtëzakonshme. Dhe më ka ndikuar. Duhet ta lexoni atë. Këtë person. Për mua, unë nuk jam i krishterë, por ai në fund të fundit ishte shenjtori i antikorrupsionit dhe i ka shërbyer njerëzimit me ato teza ndoshta sa pak kush tjetër. Por ka një problem tjetër ai, kur vjen puna në raport me ndërgjegjen e tij. Qëndron aq besnik te ndërgjegjja e tij, saqë frymëzon çdo njeri që lufton për të vërtetën. Unë e thashë se idhull kam Martin Luterin. Kjo është përgjigja për mesazhin"

Një ditë më parë, Ambasada Amerikane bëri të ditur se nuk ka ndryshuar qëndrim sa i takon personave të shpallur “non grata” në Shqipëri. Në lidhje me takimet ndërmjet deputetëve të grupit parlamentar të PD-së me ata të Rithemelimit, zyra diplomatike shprehet se të gjitha palët duhet të shqyrtojnë me kujdes angazhimin e tyre me figura të tilla./Dosja.al

sali berisha

Sondazh

Poll