Politike

“Pse ti je ndryshe?”, Lapaj: Kam 13 vjet beteja, i paguaj taksat këtij vendi

Lapaj deklaroi se ai ka 13 vite në opozitë dhe se i paguan taksat këtij vendi, ndaj dhe është më i besueshëm. 

21 Shtator 2023, 22:51 Nga I.A
“Pse ti je ndryshe?”, Lapaj: Kam 13 vjet beteja, i paguaj taksat
Adriatik Lapaj

TIRANË- Drejtuesi i lëvizjes “Shqipëria Bëhet” Adriatik Lapaj ka dhënë më shumë detaje sa i takon nismës, e cila sipas tij synon demokratizimin e vendit. I ftuar në emisionin “Opinion” në Tv Klan, Lapaj deklaroi se ai ka 13 vite në opozitë dhe se i paguan taksat këtij vendi, ndaj dhe është më i besueshëm. 

"Do më faturosh mua mëkatet e këtyre ti tani? Secili nga ne ka historikun e tij, ai zotëria që përmende ti (referuar Erion Veliajt) rrogën e parë e ka marrë si deputet, kryetari i bashkisë. Kurse unë kam 13 vjet në opozitë zotëri, kam 13 vjet beteja, 13 vjet që i paguaj taksa këtij vendi dhe nuk qëndron krahasimi jot," tha Lapaj.

adriatik lapaj

Sondazh

Poll