Politike

Berisha doli më i fortë nga përplasja në PD? Bardhi: Është plotësisht e vërtetë

Bardhi tha se beteja u nis për ta bërë PD dhe opozitën më të fortë, por rezultoi në dobësimin e të dyjave.

21 Shtator 2023, 22:08 Nga I.A
Berisha doli më i fortë nga përplasja në PD? Bardhi:
Gazment Bardhi

TIRANË- Kreu i Grupit Parlamentar të PD-së Gazment Bardhi ka pranuar se ish-kryeministri Sali Berisha ka mbështetjen më të madhe të demokratëve. I ftuar në emisionin “Opinion” në Tv Klan, Bardhi tha se beteja u nis për ta bërë PD dhe opozitën më të fortë, por rezultoi në dobësimin e të dyjave.

"Kjo është krejtësisht e vërtetë dhe për shkak të këtij realiteti ajo që unë po pohoj është kjo: e nisëm betejën për ta bërë PD dhe opozitën më të fortë. Nga beteja është dobësuar PD dhe opozita, në tërësi. Në kushtet ku jemi do duhet të gjejmë një zgjidhje. E kemi nisur nga kjo tryezë, të bëjmë të paktën funksionale një herë opozitën në parlament. Nuk kam arritur dot ta kuptoj pse zoti Basha dhe një pjesë e vogël e kolegëve nuk janë bashkuar në këtë tryezë. Atje nuk kemi shkuar as rreth një individi, për të paraqitur idetë tona dhe për ta bërë opozitën funksionale," tha Bardhi.

gazment bardhi sali berisha

Sondazh

Poll