Politike

Bardhi sqaron dilemën: E mbështes deklaratën e ambasadës amerikane për non gratat, por zgjedh Berishën para Ramës

I ftuar në emisionin “Opinion” në Tv Klan, Bardhi theksoi se nuk është bashkuar me Sali Berishën, pavarësisht se brenda grupit të PD ka një unifikim.

21 Shtator 2023, 21:53 Nga I.A
Bardhi sqaron dilemën: E mbështes deklaratën e ambasadës
Gazment Bardhi

TIRANË-  Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike Gazment Bardhi, ka deklaruar se e mbështet plotësisht qëndrimin e ambasadës amerikane për individët e shpallur “non grata”.  I ftuar në emisionin “Opinion” në Tv Klan, Bardhi theksoi se nuk është bashkuar me Sali Berishën, pavarësisht se brenda grupit të PD ka një unifikim. Bardhi nënvizoi se mes SHBA-së dhe Berishës zgjedh të jetë me SHBA-në. Ndërsa mes Edi Ramës dhe Sali Berishës zgjedh të jetë me këtë të fundit për sa kohë ka besimin e një pjese të opozitës.

“Unë nuk jam bashkuar me Berishën. E mbështes 100% deklaratën e SHBA. Kam qenë në studio me ju ditën e parë kur është bërë takimi dhe të kam pohuar ekzaktësisht atë që thotë deklarata. Nuk ka asnjë ndryshim të SHBA sa i përket “non gratave” dhe kjo është një çështje që mua më ndan me zotin Berisha. Mes SHBA-së dhe zotit Berisha unë zgjedh SHBA. Mes zotit Berisha dhe Edi Ramës unë zgjedh Sali Berishën sa kohë është opozitar dhe ka besimin e një pjese të popullit opozitar”, tha Bardhi. 

gazment bardhi

Sondazh

Poll