Politike

Salianji: Basha nuk ka numrat e Berishës duhet ta pranojmë këtë realitet politik

Salianji thotë se Berisha është faktor në numra dhe ky është një realitet që duhet ta njohim.

21 Shtator 2023, 21:38 Nga h.k
Salianji: Basha nuk ka numrat e Berishës duhet ta pranojmë
Salianji

TIRANË-Ervin Salianji deputeti i Partisë Demokratike i ftuar në Neës 24, në Open është shprehur në lidhje me zhvillimet e opozitës. Salianji ka prekur çështjen e deklaratave në lidhje me qëndrimet e aleatëve ndërkombëtar. Salianji ka bërë koment në lidhje me qartësimin, sipas atij të numrave në politikë.Salianji thotë se Berisha është faktor në numra dhe ky është një realitet që duhet ta njohim.

Shqipëria dhe PD kanë nevojë që SHBA të jetë këtu edhe si garant dhe për ruajtjen e balancës mes pushteteve. SHBA ka dhënë kontribut pozitiv në të shkuarën dhe mendoj se duhet të jetë garanci e përhershme. Unë besoj te disa parime që SHBA i mishëron më shumë. Unë nuk i vendos përgjegjësi të tjerëve që kanë luajtur me ne. Nuk na e kanë fajin as SHBA, as BE.

Ky qëndrim duhet të ndiqet nga elektorati, por nëse ky i fundit nuk e ndjek dhe i jep 500 mijë vota Berishës, unë s’mund të bëhem shërbëtor i Edi Ramës. Për mua është e domosdoshme që Berisha të jetë pjesë e formacionit opozitar për të bërë të mundur ndryshimin e qeverisjes.

Nëse ka një njeri më antiamerikan që mishëron vlerat e putinizmit, ai është Lulzim Basha. I vetmi njeri në këtë vend që ka akuzë nga shërbimet e SHBA për financim rus të pasqaruar. Këtu ka vetëm një qëndrim, një njeri njësoj i njollosur nga SHBA, por nuk ka të njëjtat vota si Berisha. Këtu janë në të njëjtën situatë” -tha ai.

demokratet pd salianji berisha basha

Sondazh

Poll