Politike

Çështja e Kosovës në OKB, Rama: Përpjekje të kota, e ka fituar luftën dhe pavarësinë

Rama tha se Kosova e ka fituar luftën dhe Kosova Republikë, është konfirmuar edhe nga vetë Gjykata ndërkombëtare dhe kjo është pa kthim.

21 Shtator 2023, 20:44 Nga I.A
Çështja e Kosovës në OKB, Rama: Përpjekje të
Edi Rama

SHBA- Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se përpjekjet e Serbisë dhe Rusisë për të rihapur çështjen e Kosovës në OKB janë të kota. Në një intervistë për emisionin 'Real Story' në ABC News, Rama tha se Kosova e ka fituar luftën dhe Kosova Republikë, është konfirmuar edhe nga vetë Gjykata ndërkombëtare dhe kjo është pa kthim.

“Janë përpjekje të kota, propagandistike, por që nuk çojnë asgjëkundi, Kosova e ka fituar luftën dhe Kosova Republikë, është konfirmuar edhe nga vetë Gjykata ndërkombëtare dhe kjo është pa kthim. Çështja është që Kosova nuk po fiton dot paqen, nuk po arrin dot që paqen ta kthejë në një aset për t’u konfirmuar ndërkombëtarisht dhe për t’u zhvilluar në të gjitha drejtimet. Pra, po preferon një situatë as luftë as paqe, ndërkohë që ka fituar luftën," tha Rama.

edi rama

Sondazh

Poll