Politike

Zgjedhjet në Kukës, Rama: Do konfirmohet drejtimi i PS-së, ky vit ka qenë shumë domethënës

Po ashtu Rama ka shtuar se shtimi i turizmit ka qenë një sinjal i jashtëzakonshëm për zhvillimin e vendit.

21 Shtator 2023, 20:48 Nga I.A
Zgjedhjet në Kukës, Rama: Do konfirmohet drejtimi i PS-së, ky vit
Edi Rama

SHBA- Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se në Kukës do të konfirmohet drejtimi i PS-së. I ftuar në emisionin 'Real Story' në ABC News, Rama ka theksuar se ky vit politikë ka qenë shumë domethënës në Shqipëri. Po ashtu Rama ka shtuar se shtimi i turizmit ka qenë një sinjal i jashtëzakonshëm për zhvillimin e vendit.

"Si erdhi kjo punë, po e fusim edhe Kukësin këtu në KS, si bisedë sepse pa e mbushur me pak thashethem Shqipërie këtë sallë, do ishte fatkeqësi ta linim Presidencën dhe mundësinë ta kemi nën kontroll sallën. Në Kukës do konfirmohet vijimi i kursit të filluar për ta transformuar Kukësin nën drejtimin e PS. Mendoj që ky vit ka qenë shumë domethënës edhe në aspektin e brendshëm për shkak të sinjalit të jashtëzakonshëm të marrë nga turizmi, që është një sinjal që lidhet me të gjitha gjërat, edhe me atë që bëjmë këtu, edhe me atë që bëjmë në instanca të tjera. Është konfirmim i ndryshimit të imazhit të Shqipërisë në botë. Dhe patjetër i daljes më në fund të Shqipërisë nga pozicioni i mbyllur i një vendi të paragjykuar për cdo gjë dhe në shumë aspekte padrejtësisht," tha Rama.

edi rama

Sondazh

Poll