Politike

Njohja e pavarësisë së Kosovës nga Ukraina? Rama: Rruga e njohjes përfundimtare kalon nga Prishtina

Rama u shpreh se Kosova nuk duhet që të shmang shtegun e hapur nga plani franko-gjerman në dialogun në Bruksel.

21 Shtator 2023, 20:38 Nga I.A
Njohja e pavarësisë së Kosovës nga Ukraina? Rama: Rruga e
Edi Rama

SHBA- Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se njohja e pavarësisë së Kosovës nga Ukraina kalon vetëm nga Prishtina. I ftuar në emisionin 'Real Story' në AbcNews, Rama u shpreh se Kosova nuk duhet që të shmang shtegun e hapur nga plani franko-gjerman në dialogun në Bruksel.

“Shiko, ne e kemi diskutuar padiskutim edhe me Presidentin Zelensky edhe e diskutojmë në cdo instancë me cdo lider që përfaqëson një vend që nuk e ka njohur Kosovën, por nga ana tjetër, ne jemi shumë të qartë dhe të bindur se rruga e njohjes përfundimtare të Kosovës nuk kalon as nga Ukraina as nga Gana, Nigeria, por kalon nga vetë Prishtina. Është Prishtina, e cila duhet ta bëjë deri në fund përpjekjen dhe mos t’i shmanget shtegut të hapur të një mundësie të madhe që është krijuar me planin franko-gjerman me dialogun në Bruksel, me mbështetjen e gjithë aleatëve që i dhanë jetë Kosovës së lirë demokratike dhe të pavarur dhe është Prishtina që duhet të kuptojë që në vend se të shfrytëzojë gjithë këtë themel miqësish po e minon atë me një qasje që me gjithë përpjekjet e mia, jam i pasuksesshëm për ta kuptuar se ku do të dalë,” u shpreh Rama.

edi rama

Sondazh

Poll