Politike

“Lavrov propagandist i palodhur”/ Rama: Ishim përgatitur për çdo skenar në OKB edhe për Kosovën

Po ashtu Rama theksoi se ata ishin të përgatitur edhe për të përballuar temën e abuzimit me Kosovën në OKB.

21 Shtator 2023, 20:17 Nga I.A
“Lavrov propagandist i palodhur”/ Rama: Ishim përgatitur
Edi Rama

SHBA-Kryeministri Edi Rama e ka quajtur Ministrin e Jashtëm rus Sergej Lavrov një propagandist i palodhur. Në një intervistë për emisionin 'Real Story' në AbcNeës, Rama deklaroi se ata ishin të përgatitur për çdo skenar në mbledhjen e djeshme në OKB.

“Ne u bëmë promotorë të këtij debati të hapur, duke shfrytëzuar procedurat dhe duke shfrytëzuar një moment kyc ku të gjithë liderët e të gjitha vendeve të botës vijnë në Neë York për Asamblenë e Përgjithshme dhe natyrisht fakti që Shqipëria mori këtë nismë dhe kishte drejtimin e këtij sesioni e bëri më të lehtë edhe për presidentin Zelensky që të ishte i pranishëm, duke shfrytëzuar krahun tonë për të folur në fillim të debatit, gjë që u kundërshtua nga Rusia me pretendimin se ishte një thyerje e rregullave proceduriale, pasi sigurisht, askush nuk mund t’i ndalonte presidentit të Ukrainës fjalën, por ajo c’ka Rusia kërkonte ishte që fjala t’i jepej në fund në radhe atje me të tjerët, gjë që nuk bënte asnjë sens,” tha Rama.

Po ashtu Rama theksoi se ata ishin të përgatitur edhe për të përballuar temën e abuzimit me Kosovën në OKB.

Kishim punuar në të gjitha rrjedhat e mundshme dhe të imagjinueshme të debatit, duke patur parasysh edhe sjelljen e rusëve në vijim ku vjen puna në këtë tryezë për çështjen e luftës, dhe njëkohësisht ishim përgatitur mjaft mirë edhe për të përballuar temën e abuzimit me Kosovën, ç’ka ka qenë një lajtmotiv me propagandën ruse edhe në këtë tryezë por që me zgjuarsi ministri Lavrov e evitoi pasi u bë e qartë që do t’i kushtonte një tjetër kundër reagim që do ta vinte në pozitë të vështirë përsëri Rusinë, kështu që, ishte e paevitueshme të kishim një debat, por ishim të pergatitur edhe për një debat më kompleks në rast se rusët, do të këmbëngulnin në linjën e tyre abuzive dhe rezistencën e tyre absurd ndaj fakteve dhe ndaj të vërtetave të thjeshta”, tha Rama.

edi rama

Sondazh

Poll