Politike

Ina Zhupa: Droga nuk mund të luftohet kur legalizohet, këtu po klasifikojnë si dëmtim të lehtë thyerjen e kockave me shkopinj

Në Kuvend, Zhupa ka deklaruar se droga në vend nuk mund që të luftohet dhe të legalizohet në të njëjtën kohë.

21 Shtator 2023, 16:12 Nga I.A
Ina Zhupa: Droga nuk mund të luftohet kur legalizohet, këtu po
Ina Zhupa

TIRANË- Deputetja Ina Zhupa ka deklaruar se pensionet në vend janë në kufijtë e mbijetesës. Në Kuvend, Zhupa ka deklaruar se droga në vend nuk mund që të luftohet dhe të legalizohet në të njëjtën kohë. Po ashtu Zhupa foli edhe për vendimin e Prokurorisë së Tiranës që dhunimin e anëtarëve të fisit Maja e kanë cilësuar si dëmtim të lehtë, duke e cilësuar këtë si të papranueshme.   

"Pensionet janë në kufijtë e mbijetesës. Pensionistët shqiptarë e kanë të pamundur të jetojnë dhe jo të jetojnë me dinjitet, por të mbijetojnë. Janë plot mbi 580 mijë pensionistë në zonat urbane dhe të tjerë në zonat rurale, nga të cilët asnjëri prej tyre nuk mund të jetojë i lumtur. Kemi gati një vit që diskutohet për minimumin jetik. Ky Parlament e lë në sirtarët e Komisioneve dhe nuk u fut për shqyrtim minimumin jetik. Lini në kufijtë e mbijetesës 600 mijë shqiptarë. Duke mos vendosur minimumin jetik, ju shkelni atë që thotë Kushtetuta e vendit. Që individi të ketë të paktën jetë dinjitoze.

Ju i keni privuar njerëzit nga kjo dhe nuk e keni shqetësim të diskutoni në këtë kuvend për t’i dhënë mundësi 600 mijë shqiptarëve që të jetojnë me dinjitet. Aksioni i fundit i Policisë tregoi se në çfarë niveli është përhapur droga në rininë shqiptare. Një qeverisje që i krijon ligjet vetëm nëse janë në interes të një grupi oligarkësh, apo i shërbejnë interesave qytetare. Hajde ta ndajmë pastaj nëse e kemi drogën për përdorim vetiak, apo për sëmundjet që do trajtohen. Prokurorët e trajtojnë se dëmtime të lehta thyerjet e kockave të kafkës me shkopa bejsbolli. Imagjino sa të thjeshtë e kanë pastaj që ta klasifikojnë drogën siç duan. Smundet të jenë të dyja, edhe e luftojmë edhe e legalizojmë drogën”, tha Zhupa.

ina zhupa seance plenare 21 shtator 2023

Sondazh

Poll