Politike

Projektligji për shtetësinë, Balla: Qytetarët e Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut të mos testohen për gjuhën

Duke folur në Kuvend, Balla u shpreh se kjo vendimarrje është historike nëse do të mundësohet. 

21 Shtator 2023, 17:07 Nga I.A
Projektligji për shtetësinë, Balla: Qytetarët e Kosovës
Taulant Balla

TIRANË- Ministri i Brendshëm Taulant Balla ka deklaruar se qytetarët e Kosovës dhe të Maqedonisë së Veriut të mos testohen për gjuhën shqipe apo historinë nëse duan të marrin nënshtetësinë shqiptare. Duke folur në Kuvend, Balla u shpreh se kjo vendimarrje është historike nëse do të mundësohet. 

“Ne kërkojmë që qytetarët e Kosovës që kanë gjuhë zyrtare, e flasin gjuhën aq bukur sa ne dhe e njohin historinë tonë sa ne, ndaj dhe nuk kanë pse t’i nënshtrohen një testi për gjuhën apo dijet mbi historinë. Në këtë këndvështrim do bëhet një përjashtim për shtetet ku gjuha shqipe është gjuhë zyrtare. Edhe në Maqedoninë e Veriut gjuha shqipe është gjuhë zyrtare, ndaj edhe gjithë vëllezërit dhe motrat që do kërkojnë shtetësinë shqiptare, kjo do mundësohet. Këtë vendimmarrje do e quaja historike, për të çuar përpara një përgjegjësi që ka vendi amë për ata që aplikojnë për pasaportat me natyralizim”, tha Balla.

taulant balla seance plenare 21 shtator 2023

Sondazh

Poll