Politike

Bardhi replikë për pagat e Kushtetueses: Nuk mund t’i rrisim rrogën atyre që japin pesë vendime në vit

Gazmend Bardhi ka thënë se gjyqtarët e Gjykatës Kushtetuese nuk kanë aq vështirësi për ta patur këtë privilegj që lidhet me rritjen e pagave.

21 Shtator 2023, 17:35 Nga h.k
Bardhi replikë për pagat e Kushtetueses: Nuk mund t’i rrisim
Bardhi ne kuvend

TIRANË-Gazmend Bardhi Kreu i Grupit të Partisë Demokratike ka replikuar me maxhorancën në lidhje me debatin e pagave të gjyqtarëve në Kushtetuese.Gazmend Bardhi ka thënë se gjyqtarët e Gjykatës Kushtetuese nuk kanë aq vështirësi për ta patur këtë privilegj që lidhet me rritjen e pagave.

Nëse ke respekt për Gjykatën Kushtetuese respekto vendimet e Gjykatës Kushtetuese.Ne nuk jemi kundër asnjë ligji që rrit eficencën e gjykatës. Ne jemi në grup pune që po punojmë për paketën ligjore në bashkëpunim me aleatët. Ne në grup pune kemi rënë dakord për një gjë thelbësore,ne nuk do të pranojmë asnjë privilegj shtesë për prokuror dhe gjykatës.Kur janë miratuar rritja e pagave për administratën dhe legjislativ,ne çuam një amendament ku ju u përgjigjët që ne e kemi nisur nga reforma në drejtësi, për sistemin e drejtësisë.Ju nuk mund të më thoni mua për anëtarët e gjykatës kushtetuese që kanë vështirësi pune më shumë se prokurorët e SPAK dhe Gjykata e Posacme.Ata kanë hequr dorë nga disa privilegje personale.Një gjyqtar që jep 5 vendime në vit nuk meriton të paguhet, me gjithë respektin. Ju po bëni një tentative të qartë që të keni kontroll mbi gjykatën kushtetuese.Doni të bëjmë rritje pagash nise nga prokuroria e posacme.“- ka thënë Bardhi në fjalën e tij.

bardhi kuvend spak gjyqtare

Sondazh

Poll