Politike

Berisha i përgjigjet Toni Gogut: Pastor, sado të më sulmosh mua, ata nuk të bëjnë kryetar grupi se janë ateistë

Berisha iu drejtua Gogit duke e pyetur se ca mendonte për 2.4 miliardë eurot e pensionistëve që janë vjedhur prej skemës së Amant Josifit. 

21 Shtator 2023, 14:08 Nga r.ll
Berisha i përgjigjet Toni Gogut: Pastor, sado të më sulmosh mua,
Sali Berisha

TIRANË- Kreu i PD-së, Sali Berisha ka replikuar me deputetin socialist, Toni Gogu, pasi e quajti kryepensionisti më i paguar.

Berisha iu drejtua Gogut duke e pyetur se ca mendonte për 2.4 miliardë eurot e pensionistëve që janë vjedhur prej skemës së Amant Josifit. 

"Pastor, meqenëse aludove drejt meje, unë kam ktë përgjigje për ty: Kujtohu pak se riti i temjanit ka të bëjë me përzënien e djallit nga Kisha. E shpirtit të keq.
Prandaj mos harro kurrë këtë, kur të dalësh këtu, ta kesh parasysh.
Për Kuranin ka fjalë tjetër, e them edhe atë unë!... Po ky, pastor, Amant Josifi, çfarë na thua ti për të?
A ndjen ti dhembshuri për 2.4 miliardë euro të pensionistëve europianë që janë vjedhur prej skemës së tij?
Dhe nuk lëviz këtu se ishte i vëllai i kryeministrit dhe Olta Xhaçka në skemë.
Mos harro, interesat partiake janë interesa partiake, por njerëzit është e para.
Po të garantoj se sado që të sulmosh Sali Berishën, kryetar grupi parlamentar nuk të bëjnë se nuk kanë besim përfundimtar te ti. Janë ateistë!", tha Berisha. 

sali berisha toni gogu

Sondazh

Poll