Sport

“Tym i bardhë”, Julian Nagelsmann do jetë trajneri i ri i Gjermanisë, pritet zyrtarizimi…

Fabrizio Romano ka bërë të ditur se ish-trajneri i Bayernit, po merr drejtimin e kombëtare

21 Shtator 2023, 18:48 Nga DOSJA
“Tym i bardhë”, Julian Nagelsmann do jetë trajneri i ri i

GJERMANI - Julian Nagelsmann do të jetë trajneri i ri i kombëtares gjermane, ka shkruar gazetari Fabrizio Romano në profilin e tij në Facebook. Detajet përfundimtare të kontratës së Nagelsmann me Federatën Gjermane të Futbollit po marrin formë, me Bayern që ka dhënë dritën jeshile që trajneri i ri të marrë drejtimin e “Panzerave”.

Pavarësisht moshës së tij të re dhe karrierës relativisht të shkurtër në futbollin profesionist, Nagelsmann ka menaxhuar ekipe elitare për shtatë vjet. Ai tashmë ka lënë gjurmë në futbollin gjerman. Në Bundesligë, ai drejtoi Hoffenheim, RB Leipzig dhe Bayern Munich, duke pasur lojtarë ndërkombëtarë në krahun e tij gjatë gjithë këtyre viteve.

Nagelsmann do të takojë disa lojtarë të vjetër në kombëtare. Vështirë se të gjithë janë të kënaqur me ardhjen e ish-trajnerit të tyre. Krahas ish-lojtarëve të tij të Leipzig-ut, në radhë të parë është grupi i profesionistëve të Bayernit, që janë edhe pjesë e skuadrës së rregullt në kombëtare. Lojtarë të tillë si Joshua Kimmich, Serge Gnabry dhe Leroy Sane të gjithë garuan nën drejtimin e Nagelsmann te Bayern.

Trajneri 36-vjeçar ka një synim të rëndësishëm, të ndërtojë Gjermaninë për të pritur “Euro 2024”. Federata Gjermane e Futbollit kohët e fundit shkarkoi Hansi Flick pas rezultateve të dobëta në krye të komëtares këtë vit.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll