Sport

Kapiteni Son për derbin me Arsenalin: “Ata, me siguri nuk duan të luajnë tani ndaj nesh”

“Do të jetë një ndeshje e vështirë, por ata me siguri nuk duan që unë të luaj ndaj tyre”,- tha kapiteni i Tottenham.

21 Shtator 2023, 18:35 Nga DOSJA
Kapiteni Son për derbin me Arsenalin: “Ata, me siguri nuk duan

ANGLI - Një nga yjet e Tottenham dhe kapiteni i klubit, koreani Heung-Min Son, flet për derbin e Londrës së Veriut kundër Arsenalit. Futbollisti ofensiv është i mendimit se “Topçinjtë” me siguri nuk janë të lumtur që do të luajnë me Spurs. Tottenham ka marrë vrull dhe do të kërkojë të fitojë derbin, pasi kërkon t'i japë fund një serie prej dy humbjesh radhazi ndaj këtij kundërshtari.

Ndeshja mes rivalëve londinez do të luhet në “Emirates”. Son beson se çdo ndeshje jashtë fushe në Premier League është e vështirë, por kjo do të thotë shumë për tifozët e klubit dhe të gjithë në skuadër, që e presin me padurim ndeshjen.

“Kjo është një ndeshje e veçantë edhe për ta. Rezultati është ndoshta më i rëndësishmi i sezonit. Duhet të punojmë shumë gjatë javës. Lojtarët janë gati dhe presin. Unë jam i sigurt se ata nuk duan të luajnë me ne tani. Unë garantoj se do të bëjmë më të mirën. Nuk mund të premtoj për rezultatin, por mund të garantoj se do të japim gjithçka për klubin të dielën”, tha Hyun-Min Son.

“Unë e di se çfarë do të thotë kjo ndeshje për klubin, për tifozët dhe për lojtarët. Do të jetë një lojë e vështirë, por ata me siguri nuk duan që unë të luaj me ne tani”,- tha kapiteni Son.

Tottenham vjen në derbi me katër fitore në pesë ndeshjet e fundit. Skuadra është e pamposhtur që nga fillimi i sezonit 2023/24. Arsenali ka fituar tre takimet e fundit, ndaj ndeshja do të jetë shumë intriguese.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll