Aktualitet

Plagosja e efektivit në Tiranë/ Klered Bozhani ende në arrati, 42-vjeçari kishte pak muaj që ishte kthyer nga Italia

Policia e Shtetit ka ofruar një shpërblim prej 20 mijë euro, për këdo që jep informacion i cili do ndihmonte në kapjen e autorit. Sakaq, efektivi i plagosur ndodhet jashtë rrezikut për jetën. 

21 Shtator 2023, 10:44 Nga a.l
Plagosja e efektivit në Tiranë/ Klered Bozhani ende në arrati,
Klerent Bozhanaj

TIRANË- Klered Bozhani 42-vjeçari i cili plagosi me armë zjarri një efektiv të 'Shqiponjave' vijon të kërkohet nga Policia, që prej mbrëmjes së djeshme. 

Policia e Shtetit ka ofruar një shpërblim prej 20 mijë euro, për këdo që jep informacion i cili do ndihmonte në kapjen e autorit. Sakaq, efektivi i plagosur ndodhet jashtë rrezikut për jetën. 

Si ndodhi ngjarja?

Ngjarja ndodhi ditën e kaluar, në “Kinostudio”, në rrugën “Hysen Xhura”, ku gjatë ndjekjes, Bozhanaj i cili ishte i armatosur ka hapur zjarr në drejtim të Forcave “Shqiponja”, dhe si pasojë mbeti i plagosur me një plumb në bark  efektivi i “Shqiponjave”. Ai u dërgua menjëherë në spital dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën./ Dosja.al

klerent bozhanaj

Sondazh

Poll