Aktualitet

Minimumi jetik/ Lëvizja Bashkë në protestë: Pensionistët që kanë punuar gjithë jetën paguhen me 80 mijë lekë! Rritet paga e Kushtetueses

Ata kërkojnë që të miratohet me çdo kush minimumi jetik, teksa akuzuan qeverinë se po përfitojnë në kurriz të pensionistëve e qytetarëve me ekonomi të ulët.

21 Shtator 2023, 10:20 Nga a.l
Minimumi jetik/ Lëvizja Bashkë në protestë:
Lëvizja Bashkë

TIRANË- Aktivistët e 'Lëvizjes Bashkë' kanë protestuar sot para Kuvendit, teksa paralelisht po zhvillohej seanca plenare. Ata kanë akuzuar qeverinë se po abuzojnë duke grabitur prona e para publike, ndërsa kanë lënë në hije pensionistët të cilët duhet të përballojnë jetesën me vetëm 80 mijë lekë të vjetra në muaj. Ndërsa kërkojnë që të miratohet me çdo kush minimumi jetik, teksa akuzuan qeverinë se po përfitojnë në kurriz të pensionistëve e qytetarëve me ekonomi të ulët.

Po rriten pagat e anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese, doja tiu beja nje pyetje e dini sa është pensioni minimal në gjysmën e Shqipërisë? është 80 mijë lekë të vjetra. E dini sa duan ta bëjnë rrogën e anëtarë të GJK, 6 milionë e 700 mijë lekët të vjetra pothuajse 100 fishi ipensionit minimal. Në kërkojmë minimumin jetik që të ulimkëto difirenca të mëdhaja për shtresat shoqërore.  Nuk mundet që një pensionist që ka kontribuar punuar një jetë të tërë në republikën e shqipërisë të paguhet 100 herë më pak se një anëtar i Gjyaktës Kushtetuese. Ata proporozohen të marrin 7 milionë lekë në muaj ekuptoni ku jemi.Kërkojmë ko vetëm që të shqyrtohet  minimumi jetik por edhe të miratohet. Kërkojmë që të bëhet nderi të miratohet. 

lëvizja bashkë

Sondazh

Poll