Aktualitet

Plagosja e efektivit/ Ende asnjë gjurmë nga Bozhani, Policia shoqëron vëllain e autorit për të negociuar

Ngjarja ndodhi pranë zonës së Kinostudios në kryeqytet mbrëmjen e djeshme, teksa 42-vjeçari Bozhani qëlloi me një plumb në bark efektivin e policisë Edlir Alleshi.

21 Shtator 2023, 10:01 Nga A.B
Plagosja e efektivit/ Ende asnjë gjurmë nga Bozhani, Policia
Viktima dhe autori

TIRANË- Policia ende nuk ka prangosur 42-vjeçarin që plagosi me armë zjarri efektivin, Edlir Alleshi. Autori Klered Bozhani dyshohet se ndodhet në Tiranë, ndërsa mësohet se në komisariatin nr. 4 është shoqëruar vëllai i tij, i cili mund te perdoret për të negociuar për dorëzimin ne polici.

Ngjarja ndodhi pranë zonës së Kinostudios në kryeqytet mbrëmjen e djeshme, teksa 42-vjeçari Bozhani qëlloi me një plumb në bark efektivin e policisë Edlir Alleshi.

Efektivi i plagosur i është nënshtruar një ndërhyrje kirurgjikale dhe tani ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Burime nga policia bënë me dije se autori dyshohet se ka lidhje me persona me të shkuar kriminale në zonë./Dosja.al

edlir alleshi klered boxhani

Sondazh

Poll