Aktualitet

S'ndalojnë arrestimet e megaoperacionit 'Tempulli', vihet në pranga 29-vjeçari në Tiranë

Me kapjen e 29-vjeçarit, numri i të arrestuarve në kryeqytet në kuadër të këtij operacioni ka shkuar në 94 persona.

21 Shtator 2023, 08:19 Nga A.B
S'ndalojnë arrestimet e megaoperacionit 'Tempulli', vihet
Momenti i arrestimit

TIRANË- Një tjetër person është arrestuar në Tiranë në kuadër të megaoperacionit “Tempulli” që shkatërroi rrjetin e shpërndarjes së drogës në shkolla dhe më gjerë. Në pranga ka rënë 29-vjeçari Armando Shima. Ndaj tij është vendosur masa e sigurisë arrest në burg në mungesë. I riu u arrestua në rrugën “Mine Peza”. Ai akuzohet për prodhim dhe shitje të narkotikëve.

Me kapjen e 29-vjeçarit, numri i të arrestuarve në kryeqytet në kuadër të këtij operacioni ka shkuar në 94 persona. Gjatë zhvillimit të këtij operacioni, janë sekuestruar 10 kg lëndë e dyshuar narkotike kanabis, 3.7 kg kokainë, 150 doza heroine, 1 armë zjarri pistoletë, 12 automjete, 78 celularë, 12 peshore elektronike, 3 motomjete, 30 000 euro, 6000 paund, 4 500 000 lekë dhe 12 targa automjetesh.

NJOFTIMI I POLICISË:

Vijon megaoperacioni policor i koduar "Tempulli". Vihet në pranga një 29-vjeçar i shpallur në kërkim në kuadër të këtij megaoperacioni, shkon në 94 numri i shtetasve të ndaluar. Më parë, gjatë zhvillimit të këtij operacioni, janë sekuestruar 10 kg lëndë e dyshuar narkotike cannabis sativa, 3.7 kg kokainë, 150 doza heroine, 1 armë zjarri pistoletë, 12 automjete, 78 celularë, 12 peshore elektronike, 3 motomjete, 30 000 euro, 6000 paund, 4 500 000 lekë dhe 12 targa automjetesh.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 3, në bashkëpunim me shërbimet e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve, në vijim të megaoperacionit policor mbarëkombëtar të koduar "Tempulli", bazuar dhe në inteligjencën informative, për vendndodhjen e një shtetasi të shpallur në kërkim në kuadër të këtij megaoperacioni, kanë intensifikuar kontrollet për kapjen dhe vënien e tij përpara përgjegjësisë ligjore.

Si rezultat, në rrugën "Mine Peza", është lokalizuar, kapur dhe vënë në pranga shtetasi A. Sh., 29 vjeç, banues në Tiranë, i cili ishte shpallur në kërkim pasi Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë i ka caktuar masën e sigurisë "Arrest në burg", për veprën penale "Prodhimi dhe shitja e narkotikëve". Vijon puna për lokalizimin dhe kapjen e shtetasve të tjerë të shpallur në kërkim në kuadër të këtij megaoperacioni. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme.

operacioni tempulli armando shima

Sondazh

Poll