Aktualitet

MISTERI/ Efektivët e policisë gjejnë një pistoletë tip ‘TT’ në makinën e shërbimit, nisin hetimet

Në pjesën e poshtme të sediljes së pasagjerit kanë gjetur një çantë të zezë meshkujsh të mbuluar me pluhur. Kur e kanë hapur brenda saj kanë gjetur një pistoletë TT.

21 Shtator 2023, 09:11 Nga A.B
MISTERI/ Efektivët e policisë gjejnë një pistoletë tip
Policia

TIRANË- Një rast i çuditshëm dhe i pazakontë ka ndodhur në një nga komisariatet e Tiranës.

Mbrëmjen e kaluar një efektive e patrullës në komisariatin nr 1 në Tiranë së bashku me kolegun e saj kanë gjetur një armë zjarri brenda automjetit të shërbimit. Punonjësja e policisë kishte humbur një send personal dhe ka kërkuar sëbashku me kolegun në mjet. Në pjesën e poshtme të sediljes së pasagjerit kanë gjetur një çantë të zezë meshkujsh të mbuluar me pluhur. Kur e kanë hapur brenda saj kanë gjetur një pistoletë TT.

Arma është dërguar në laborator për shenjat e gishtave. Dyshohet se arma mund të jetë lënë nga ndonjë person i shoqëruar që ka qenë i armatosur. Ai dyshohet se ka përfituar nga mungesa e vëmendjes së efektivëve dhe e ka fshehur.

Në hetime po merr pjesë edhe Agjencia e Mbikëqyrjes Policore./Dosja.al

policia tirane arme ne makinen e policise

Sondazh

Poll