Aktualitet

Merr flakë “Benzi” në ecje në Vlorë, shkrumbohet i gjithi, merret në pyetje pronari i mjetit

Është bërë e mundur shuarja e flakëve, por makina është dëmtuar e gjitha nga zjarri

21 Shtator 2023, 08:18 Nga A.B
Merr flakë “Benzi” në ecje në Vlorë, shkrumbohet
Foto ilustruese

VLORË- Një makinë tip “Mercedes Benz” është djegur totalisht nga flakët në afërsi të “Urës së Mifolit”. Makina 'Benz C clas' me targa AB 914 BV ka qenë në ecje, kur një shkëndijë elektrike në pjesën e motorit ka bërë që të marrë flakë.

Pas njoftimit të forcave zjarrfikëse, është bërë e mundur shuarja e flakëve, por makina është dëmtuar e gjitha nga zjarri. Policia ka marrë në pyetje pronarin e mjetit./Dosja.al

digjet benzi ne vlore vlore

Sondazh

Poll