FOTOT: Të veshur për Çernobil me maskë dhe kominoshe, nis verifikimi i votave të ardhura nga Serbia, helmuan 26 persona
23 Tetor 2019, 11:23Nga DOSJA
KOSOVË– Pas helmimit, zyrtarët e KQZ-së kanë rinisur procesin e shqyrtimit dhe vlerësimit të fletëve të votimit të nisura nga Serbia.
Siç duket edhe nga fotot e mëposhtme, numëruesit janë veshur me maska, veshje të veçanta, dorëza e kapela, krejtësisht të izoluar nga çdo kontakt që mund të kenë me fletët e votimit.
“Ky vlerësim është i domosdoshëm pasi ka për qëllim të identifikojë një fletëvotim me personin që e ka dërguar pakon. Pra, që ta dijmë nëse fletëvotimi i dërguar është nga një votues i regjistruar suksesshëm si votues jashtë vendit. Pasi të bëhet ky vlerësim, do ta dijmë saktë se sa është numri i fletëvotimeve të aprovuara apo të refuzuara. Vetëm fletëvotimet e aprovuara numërohen”, tha për Ekspress zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi.
Disa ditë më parë mediat nga Kosova i dhanë jehonë lajmit se 26 numërues votash janë helmuar pasi prekën votat që vinin nga Serbia. Ata shfaqqn shenja alergjie në fytyrë dhe duar.
Ndërkohë sipas mediave kosovare zarfet e ardhura nga Serbia nuk kanë asnjë rrezik. Sipas Komisionit Qendror të Zgjedhjeve thuhet se nuk ekziston asnjë rrezik nga procedimi i zarfeve të mbetura që kanë ardhur nga Serbia.
“Pas verifikimeve dhe kontrolleve nga organet kompetente të zhvilluara gjatë këtyre ditëve, sot është konstatuar se tashmë nuk ekziston rrezik i mëtejmë për procedimin e këtyre zarfeve të mbetur dhe nën masa të caktuara mbrojtëse, mund të procedohen më tutje. Përkundër komplikimeve që janë shfaqur gjatë këtij procesi, KQZ është e përkushtuar që ta ruajë integritetin e procesit zgjedhor, sigurinë e zyrtarëve operues dhe po ashtu edhe procesin e zbardhjes së këtij rasti”- shprehet KQZ-ja.
(k.m/dosja.al)
Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:
SIRI- Gjendja sa vjen dhe përkeqësohet në Siri, ku sipas mediave të huaja mijëra civilë kurdë po largohen nga Siria Veriore pasi Presidenti amerikan Donald Trum...
Tiranë- Moska dhe Ankaraja kanë bërë së fundmi marrëveshje për kurdët, ku është vendosur që forcat siriane dhe ruse do të vendosen në verilindje të Sirisë për t...
GREQI– Kryeministri i Greqisë, Kiriakos Mitsotakis, ka folur sërish për vendimin e KE për të mos hapur negociatat me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.Në...
BRITANI E MADHE– Dalin pamjet e para të kamionit në të cilin u gjetën 39 persona të vdekur. Siç duket edhe nga fotot, kamioni është i rrethuar nga eksper...
Belgjikë- Kryetari i Bashkisë së qytetit Charleroi në Belgjikë, Paul Mangnette ka bërë një gjest të rrallë. Ai ka vendosur të kryejë një mosbindje politike. Ai ...
KOSOVË- Kryeministri në largim i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka përshëndetur rezolutën e miratuar nga Senati Amerikan, për të hedhur dritë mbi vrajsen e tre...
SHKUP– Pas vendimit të djeshëm për të miratuar protokollin e anëtarësimit të Maqedonisë së Veriut në Nato, presidenti i vendit, Stevo Pendarovksi, ka fale...