Bota

“Mbështesim integrimin”, Mitsotakis mesazh Shqipërisë: Duam fqinjësi të mirë, respektoni minoritetin

23 Tetor 2019, 10:41 Nga DOSJA
“Mbështesim integrimin”, Mitsotakis mesazh

GREQI– Kryeministri i Greqisë, Kiriakos Mitsotakis, ka folur sërish për vendimin e KE për të mos hapur negociatat me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.

Në një deklaratë Mitsotakis shprehet se vendi i tij është na favor të integrimit të Ballkanit Perëndimor në BE, jo vetëm sepse transformon një faktor stabiliteti në rajon, por gjithashtu sepse është një levë demokratike e domosdoshme për të modernizuar fqinjët tanë dhe zgjidhjen e çështjeve bilaterale.

Ai ka qenë në një takim në Selanik, ku nuk ka harruar sërish respektin e minoritetit grek nga Shqipëria. “Ashtu si me të gjithë, edhe me Shqipërinë dëshirojmë marrëdhënie të fqinjësisë së mirë. Por, kusht për progres të përbashkët, për të çelur një moment rrugën europiane për Shqipërinë, është respektimi i minoritetit grek dhe të drejtave të tyre“, u shpreh ai.

Mitsotakis ka përsëritur qëndrimin e partisë së tij kundër marrëveshjes së Prespës, por u shpreh se do e respektoj atë, pasi nuk do që vendi të futet sërish në krizë.

“Ende besoj se marrëveshja e Prespës është negative për vendin tonë por nuk do të ekspozoj vendin drejt aventurave. Pa rrezikuar destabilizimin më të vogël, ne do të monitorojmë nga afër detyrimet e fqinjëve tanë, pajtueshmërinë e fqinjëve tanë me detyrimet e tyre. Kjo është ajo që dikton sot realizmi  patriotik i vërtetë”, shtoi Kryeministri i Greqisë.

(A.B. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

rajoni rajoni integrimi i shqiperise ne be kiriakos mistotakis marredheniet shqiperi greqi minoriteti grek integrimi i shqiperise ne be kiriakos mistotakis marredheniet shqiperi greqi minoriteti grek

Sondazh

Poll