Bota

Miratimi i rezolutës për vëllezërit Bytyçi, Haradinaj: Lajm shumë i mirë, Serbia ta pranojë

23 Tetor 2019, 09:38 Nga DOSJA
Miratimi i rezolutës për vëllezërit Bytyçi,

KOSOVË- Kryeministri në largim i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka përshëndetur rezolutën e miratuar nga Senati Amerikan, për të hedhur dritë mbi vrajsen e tre vëllezrve Bytyçi.

Në një postim në Facebook, Haradinaj, e quan këtë gjë një lajm të mirë dhe ka kërkuar nga autoritet serbe që të pranojnë se vendosja para drejtësisë e autorëve të masakrave dhe vrasjes së shqiptarëve është rruga e vetme drejt paqes dhe drejtësisë.

Miratimi në mënyrë unanime i Rezolutës për vëllezërit Bytyqi, nga Kongresi Amerikan, është një lajm i mirë, jo vetëm për këtë familje por edhe për dëshmimin e krimeve të pushtetit serb, të kryera në Kosovë. Fshehja dhe mohimi i vrasjes së Yllit, Agronit e Mehmetit, është krim i dyfishtë që i bëhet familjes Bytyqi, popullit të Kosovës, por edhe gjithë historisë së shqiptarëve, luftës për çlirim dhe sakrificës për liri.

Kjo rezolutë, e miratuar nga ShBA, si mbrojtëse e vlerave njerëzore dhe demokracisë, është mesazh i qartë për shtetin serb, se pranimi i fajësisë dhe vendosja para drejtësisë e akterëve të masakrave dhe vrasjes së shqiptarëve, është rruga e vetme drejt paqes dhe stabilitetit në rajon. I bëjmë thirrje autoriteteve serbe, që ta pranojë këtë realitet dhe mos të fshehin faktet dhe kriminelët, por të distancohen nga ta dhe ti hapin rrugë drejtësisë”, ka shkruar Haradinaj.

Dhoma e Përfaqësuesve, miratoi të martën një rezolutë, me të cilën i kërkohet Serbisë që të vërë para drejtësisë vrasësit e tre vëllezërve Bytyçi, shtetas amerikanë, në vitin 1999, ndërsa bën thirrje që përparimi në ndriçimin e këtij rasti të jetë “faktor i rëndësishëm që përcakton zhvillimin e mëtejshëm të marrëdhënieve ndërmjet Shteteve të Bashkuara dhe Serbisë”.

(A.B. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

rajoni rajoni krimet serbe ne kosove ramush haradinaj rezoluta ne senatin amerikan vëllezerit bytyçi krimet serbe ne kosove ramush haradinaj rezoluta ne senatin amerikan vëllezerit bytyçi

Sondazh

Poll

Bota 22 Tetor 2019, 18:13

RUSI- Një marrëveshje për  Sirinë e veriut ka rezultuar në një takim të presidentit rus Vladimir Putin me homologun e tij turk, Tayip Erdogan, në Soçi.Pa...